Në rajonin e SPB Kërçovë në 24 orët e fundit nëpunësit policorë kanë konstatuar 39 kundërvajtje për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, për çka janë dhënë urdhërpagesa kundërvajtëse për shkelje të bërë sipas nenit 6 paragrafi 1 nga Dekreti për fuqi ligjore për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë për shkak të parandalimit të përhapjes së Kovid-19, informon zëdhënësi Stefan Dimoski.
Ai shtoi se në rajonin e SPB Kërçovë, për momentin në izolim janë 22 persona, ndërsa në vetizolim janë regjistruar gjithsej 14 persona.



