Zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar kanë kryer një tjetër kontroll nga seria e kontrolleve në kazino dhe bastore sportive, përcjell Nistori.
Gjatë kontrollit në një kazino në rrugën “Kay Bratstvo” në Gostivar është gjetur një djalë 15-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, ndërsa në një lokal bastesh në rrugën “Goce Dellçev” një djalë 16-vjeçar nga Gostivari.
Dy të miturit u janë dorëzuar prindërve të tyre dhe ndaj pronarëve të kazinosë dhe pikave të basteve, pas qartësimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohen denoncime sipas nenit 20 të ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.