Banorët e Kavadarit sot do të kenë mundësi në sheshin e qytetit ta ndjekin prezantimin e automjeteve, armatimin dhe pajisjen të cilat janë pjesë e trajnimit të përbashkët ushtarak “Goditje e shkëlqyer”, e cila nga 5 qershori deri më 8 korrik në dy rotacione mbahet në Qendrën për përkrahje të trajnimit “Krivollak”.
Qytetarët do të kenë mundësi përmes komunikimit direkt prej afër të njoftohen me pajisjen dhe procedurat të cilat i kryejnë pjesëtarët e armatave pjesëmarrëse në këtë trajnim më të madh deri tani ushtarak te ne, citohet në kumtesën e Armatës.
“Goditje e shkëlqyer” deri tani është trajnimi më i madh të cilin e organizon armata jonë në të cilën marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë të armatave të pesë aleateve – SHBA-së, Lituanisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi.
Trajnimi ka për qëllim përforcimin e procedurave operative standarde të njësive nga përbërja e armatës, përmirësimin e interoperabilitetit dhe përparimin e mirëkuptimit të përbashkët dhe besimit dhe përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.


