Në klinikën Torakale dhe Vaskulare pranë Kampusit Universitar Nënë Tereza në Shkup kanë filluar për herë të parë operacione jo-invazive për largimin e formacioneve apo tumoreve nga parenhimi i mushkërive apo mbështjellësit te tyre.
Teknikë e re, e cila e minimalizon rizikun e komplikacioneve intraoperative dhe zvogëlon kohëzgjatjen dhe komplikimet e mjekimit post-operativ.
Kjo u mundësua pas trajnimeve të suksesshme disa mujore nga ekspertë europian dhe botërorë. Me këtë arritje hapen dyer të reja për ardhmërinë e mjekimit të pacientëve pranë Klinikës Torakale dhe Vaskulare.