Në zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë të mbajtur me 5 maj të vitit 2019 në Gostivar deri në ora 10 kanë votuar 1.610 persona ose 2.03 % nga trupi votues, shkruan Almakos.
Në ora 13 dalja në votime në Komunën e Gostivarit është rritur në 6.498 votues ose 8.18 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Në ora 15 dalja në votime në Komunën e Gostivarit është rritur në 11.942 votues ose 15.04 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Gostivarit është 79.493 votues dhe në orët në vijim kjo përqindje pritet që të ndryshoje.
Gara në këtë raund të zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet midis Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.


