Në Gjykatën Themelore në Strugë sot për herë të tretë do të fillojë procesi gjyqësor kundër tre mjekëve nga Spitali i Strugës, gjinekologu Muhamed Asani, djalit të tij mjekut Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska, të akuzuar nga Jëlldëz Veapovska nga Dibra, të cilës gjatë lindjes me prerje cezariane i kanë hequr mitrën, veshkën dhe vezoren.
Procesin gjyqësor, siç informon për MIA-n kryetari i gjykatës në Strugë Ifet Bajramoski, do ta udhëheqë gjykatësi Jordan Jovanov.
Procesi gjyqësor me lehonën nga Dibra për herë të tretë nis nga fillimi për shkak të daljes në pension të gjykatësve që e udhëhoqën, ndërsa Jovanovi është gjykatësi i tretë i cili prej në fillim do ta fillojë procedurën.


