Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup sot në seancë publike do të fillojnë diskutimin për ankesat e të dyshuarve për të ejten e përgjakshme në lidhje me vazhdimin e paraburgimit.Ankesë për vazhdimin e paraburgim ka ngritur aktorin Vlado Jovanovski Goran Gjosevski, ish-shefin i sigurisë së Trajko Veljanovskit, Oliver Popovski nga Drejtoria e gjashtë të Ministrisë së Brendshme dhe Munir Pepik i Agjencisë së Inteligjencës.
Gjykata para festave të Vitit të Ri ia ka zgjatur paraburgimin dhe për tridhjetë ditë të tjera deputetit Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, ish ministrit të brendshëm dhe kreut të Byrosë për siguri publike, Mitko Cavkov. Si dhe organizatorëve të protestës “për Maqedoninë përbashkët” Igor Durlovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski dhe gjashtëmbëdhjetë njerëzve të tjerë të dyshuar për dhunë në Kuvend.