Arben Etemi
Falë mbështetjes së parezervë të zv.Kryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhur të drejtorit gjeneral të Nomagas z.Muhamed Elmazi, njëri nga interkonektorët më të rëndësishëm për pavarsinë e Maqedonisë së Veriut nga furnizimi i pandërprerë me Gaz natyrorë po mer formësimin e tijë.
Ky interkonektorë do jetë diku afër 66.7 kilometra, e që pritet të shtrihet nga Gjevgjelia deri të Negotinë.
Ky tubacion pritet të ketë kapacitet fillestarë prej 1.5 miliard m3(metër kub) përcjellje të Gazit në vit, me mundësinë e tij të rritjes deri më 3 miliard m3(metër kub).
Vlera e përgjithshme e projektit kap shifrën diku te rreth 60 milion euro.
Përmes realizimit të këtij projekti Maqedonia e Veriut do bëhet një nga udhëkryqet kryesore Energjetike në rajon që do ta bëjë vendin tërësisht të pavarur nga furnizimi me Energjentë e konkretisht më Gaz natyral.
Përmes interkonektorit me Republikën e Greqisë Maqedonia e Veriut i afrohet Direktivës Europiane që është e përqendruar në tri objektiva kryesore:
-Objektiva e Sigurisë
-Objektiva e Qendrueshmërisë, dhe
-Objektiva e Konkurueshmërisë.
Gjithashtu përmes furnizimit të pandërprerë me Gaz,do të zvoglohet emetimi i Karbonit dhe do të zvoglohet përdorimi i dukshëm i lëndës së parë të qymirit në vend, me çka dhe do të kemi rritje të vazhdueshmë Ekonomike.
Maqedonia e Veriut duke fituar një Gazësjellës modern,siguron stabiletet Energjetik, tanimë të pamvarur nga vendet e rajonit dhe proces të pandërprerë të velrimtarive në biznes dhe amvisri,dhe nga këtu Maqedonia e Veriut tani më nuk cënoheg nga varësia Energjetike dhe izolim i tërësishëm infrastrukturorë.
Me vendosjen në funksion të interkonektorit me Republikën e Greqisë,Maqedonia e Veriut bëhet pjesë aktive e rrjetit rajonal të Energjisë,e që nënkupton se hapen dyert për eksport,dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike me vendet e rajonit.
Kjo projekt ishte në letër vite më parë dhe asnjëherë nuk e pa dritën,por pas mbështetjes të Izet Mexhiti dhe Muhamed Elmazi, ky projekt po bëhet realitet, dhe Maqedonia e Veriut fuqishëm po radhitet krahas vendeve Europiane totalisht të pavarura dhe të sigurta në furnizimin me Energentë.