Interneti u bë “kanakar shtëpiak”. Mirëmbahet, përdoret dhe “përvetësohen” internet-shprehjet, kryesisht nga zona gjuhësore angleze, e më pas përdoren përmes rrjeteve sociale, në shtëpi dhe në fund në përditshmërinë.
Situata e këtillë është e pranishme me vite të tëra, por më intensive është në periudhën e fundit prej dy muaj e gjysmë, qëkur është pandemia e virusit korona, kur i jemi lëshuar internet-komunikimit, internet-gjuhës, më së shumti onlajn ose, siç duan të thonë gjuhëtarët, mësimi i drejtpërdrejtë.
A është Maqedonia është e gatshme të gjejë shprehje përkatëse për terminologjinë digjitale dhe të internetit (kompjuterike) ose ia lë kohës që ta bëjë të veten. Ekspertët pranojnë se disa vende, si Kroacia, Çekia, Sllovenia, gjetën shprehje përkatëse në gjuhën e tyre.
Si është te ne? A nevojitet fjalor gjithëpërfshirës, i madh i termeve kompjuterike me terme përkatëse në gjuhën maqedonase?
Dime Nasteski është profesor i gjuhës maqedonase në gjimnazit të Prilepit “Mirçe Acev”, njëherësh edhe drejtor i gjimnazit në këtë moment. Tërë kohën e ndjekë procesin e mësimdhënies përmes, siç parapëlqen të shprehet, mësimit të drejtpërdrejt, Shprehet, çfarë i mungon shprehjes “mësim i drejtpërdrejt”, shprehet Nasteski.
Sipas Nasteskit, internacionalizmat ekzistojnë në gjithë historinë e gjuhëve, që japin kuptime të caktuara, universale të fjalës, por precedencë e paparë është kjo që po ndodhë me “leksikologjinë digjitale”.
“Precedencë është pse edhe atje ku kishte fjalë tona, përdorim fjalë të huaja, që të jemi, siç mendohet, të kuptuar. Por, megjithatë, duhet doemos të bëjmë hapa për ta mbrojtur gjuhën tonë”, shprehet Nasteski.
Sa më shpejtë, në Maqedoni duhet doemos të bëhet një fjalor maqedonisht për terminologji digjitale. Në mënyrë që të krijojmë një gjuhë, tonën, teknike që do të jetë e kuptueshme për të gjithë. Përveç kësaj, është e domosdoshme të shtohet në kapitull në librat shkollor për këtë terminologji digjitale.
“Nëse shkohet me kapitull të veçantë, meqë internet-teknologjia është e tashmja dhe e ardhmja, duhet doemos të krijojmë gjuhë personale, teknike, të kuptueshme edhe për të rinjtë edhe për të rriturit. Nuk është vonë për asgjë dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejtë. E kaluam këtë mësim onlajn, ku erdhi në shprehje përdorimi i atyre shprehjeve teknike të gjuhës angleze, ndërsa më të moshuarit hasën në pengesë. Sa më shpejtë që të ndodhë kjo, aq më shpejtë do të mbrohet gjuha maqedonase, konsideron profesori i gjuhës maqedonase”, Dime Nasteski.
Profesori Ludmil Spasov nga Fakulteti Filologjik “Bllazhe Koneski” të UQEM-it thekson se tashmë kemi botuar disa fjalorë për terminologji digjitale dhe të internetit (kompjuterike). Por kjo është pak, na duhet punë voluminoze.
Na është i domosdoshëm një fjalor voluminoz i atyre termeve dhe shprehjeve digjitale.
“Mund të them se ato terme më të shpeshta duhet dhe zëvendësohen me terme “vendore”. Tashmë kemi botuar disa fjalorë për terminologji digjitale dhe të internetit (kompjuterike). Termet më të shpeshta, si mi, duhet të zëvendësohen. Shumë shpesh përdoren dhe nëse nuk i zëvendësojmë, si të huaja, do të hyjnë në gjuhën. Dhe kjo bëhet, në njëfarë mënyre, por nga ana tjetër, nuk mund të ndryshohet gjithçka. Në më shumë vende, për shembull në FINKI dhe te ne, në Institutin e Gjuhës Maqedonase është punuar në këtë problematikë dhe janë botuar disa doracakë, por mendoj se ka ardhur koha që të bëhet një fjalor më i madh, që do të jetë i shpërndarë gjerësisht, të jetë i kapshëm përmes internetit ose, nëse doni, thënë në maqedonisht – përmes rrjetit”, shprehet ai.
Shton se nëse bashkohen forcat, ndërsa kjo tashmë punohet nga FINKI, nga universiteti ose fakulteti që merret me këtë problematikë, po edhe Instituti i Gjuhës Maqedonase, kjo mund të bëhet shumë shpejt, meqë është përgatitur shumë material.
“Desha të bëj një krahasim, për shembull, në Kroaci, faktikisht të gjitha termet më të rëndësishme informatike janë zëvendësuar me vendore dhe, gjë që është shumë interesante, kanë hyrë në gjuhën. Rasti i njëjtë është në Çeki, në Slloveni. Ne pak kemi ngecur, sikurse, në fakt, në shumë gjëra. Mendoj se duhet ndërmarrë aksione, të organizohet përpunim i një fjalori më të madh, që do të jetë i kapshëm edhe përmes rrjetit”, sqaron Spasovi.
Nevojitet të jepet një propozim i përbashkët nga Instituti i Gjuhës Maqedonase dhe nga FINKI. Ky propozim të kalojë përmes Këshillit të Gjuhës Maqedonase, që do ta japë në Ministrinë e Kulturës me shpresë që të vendoset në programin vjetor dhe të gjenden mjete për këtë. Pas sugjerimit të gazetarit, profesor dr. Spasov pajtohet se është i domosdoshëm edhe një kapitull të veçantë në librat shkollorë të gjuhës maqedonase të ketë për terminologjinë kompjuterike.
“Ashtu është, në librat e ribotuar që dalin në gjuhën maqedonase të krijohet një kapitull për internet dhe terminologji kompjuterike, e pasuruar me huazime maqedonase. Duhet shtuar një kapitull i tillë në mënyrë që t’u hyjë në vetëdijen të rinjve, meqë një fjalë kur do të fillojë të përdoret, bëhet i zakonshëm. Për shembull, pak veta e mbajnë mend se fjala “domuvanje” (banim) ishte fjalë relativisht e re. Më parë përdornim “stanovanje” ose “stanuvanje”. Por, kur u afirmua “domuvanje” askush, praktikisht, nuk i përdor fjalët paraprake. Kështu është edhe me këtë terminologji. Duhet t’u futet në vetëdije njerëzve të rinj, si për shembull, mi ose maus. Duhet që në vegjëli të fillohet me terminologjinë e fjalëve përkatëse në gjuhën maqedonase”, sqaron Spasovi.
Gjërat zhvendosen në drejtim pozitiv. Ka disa forume në të cilat nuk lejohet, për shembull, konverzacion i latinishtes, por i alfabetit cirilik. Ka përparim, gjë që gëzon, edhe atë në mesin e të rinjve.
Por, në këto kohëra, kur edhe shprehja “fejk njuz” është shumë aktuale, duhet pasur kujdes. E kjo bëhet obligim i gazetarëve.
“Shprehja „fejk njuz“, gjegjësisht lajme të rrejshme, do të jetë aktual edhe një kohë të caktuar. Gazetarët kanë rol. Ata duhet t’u shmangen këtyre shprehjeve. E, tani, “fejk nju” ndoshta tingëllon më prestigjioze sesa lajme të rrejshme që lidhet edhe me një lloj të caktuar të lajmeve të rrejshme. Gjithçka mbetet në vetëdijen dhe dinjitetin e gazetarëve se sa do t’i afirmojnë termet vendore. E këtë duhet ta bëjnë”, thekson Spasovi.
Sidoqoftë, qëndrimi është se sa më shpejtë na është i domosdoshëm një fjalor i madh i terminologjisë së internetit dhe digjitalit, në mënyrë që fjalët e huaja të mos zëvendësojnë vendoret dhe të mos jetë tepër vonë.



