https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2172259819481525/
Deputetët e partive në pushtet kërkojnë të shtojnë edhe një shpërblim shtetëror me emrin “22 Nëntori”, për nder të ditës së Alfabetit Shqip, i cili do të mund t’u ndahet politikanëve dhe njerëzve të shkencës edhëe kulturës për arritje të veçanta në fushën e bashkëjetesës ndëretnike.
Vlera monetare e shpërblimit kap shifën e 5 rrogave mesatare, ndërsa të parët që mund të nominohen janë politikanët dhe më pas vijnë individ nga sfera kulturore dhe shoqërore.
“Kontributin e dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes qytetarëve që u takojnë etniteteve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme”, thuhet në propozim ligjin për shpërblimet shtetërore.
Shkrimtari Selajdin Salihu, thotë se shpërblimi i ri nuk është garanci se ai nuk do të keqpërdorej për qëllime politike. Sipas tij, është koha që të ketë një çmim për kulturën shqiptare, që do të ndikonte për krijimin e një ambienti vlerësues, pasi, si thoshte Noli, një ambient i tillë ndikon në cilësinë artistike, mirëpo siç thotë Salihu, fatkeqësisht një çmim i tillë nuk ekziston.
“Si shumë i kemi shpërblyer politikanët. Për ata duhet të miratohet një ligj që do t’i dënonte nëse bëjnë veprime që i cenojnë raportet ndërnjerëzore, ndëretnike apo ndërreligjioze. Politika është pajtim ndërmjet njeriut dhe shoqërisë dhe politikanët e kanë detyrim që të kontribuojnë në këtë drejtim, sepse paguhen për këtë gjë”- thotë për Almakos, Selajdin Salihu.
Burime të LSDM-së, thonë për Almakos se ekzistojnë dilema lidhur me miratimin e shpërbilimit të ri shtetëror dhe se ende nuk është definitive. Deputet e kësaj partie edhe pse e kanë firmosur propozimin, ende nuk kanë arritur të diskotojnë detajet. Nga ana tjetër, deputetët e BDI-së, nuk kanë komentuar propozimin duke u arsyetuar se kanë shumë angazhime.
Aleanca për Shqiptarët do të përkrah shpërblimine e ri, por do të kërkojë të mbajë emrin e Arbën Xhaferit.
“Arbën Xhaferi është më meritori për shënimin e festës Ditën e Alfabetit, si një ndër festat më të rëndësishme kombëtare, të jetë festë shtetërore në Maqedoni. Ai themeloi edhe Institutin për Trashigimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nē Maqedoni, pikërisht 10 vite më pare më 22 Nëntor”, thotë zëdhënësi i Aleancës, Flakron Bexheti.
Sipas propozimit të bërë, brenda një viti do të mund të ndahen vetëm dy çmime “22 Nëntori”, ndërsa mjetet do t’i sigurojë qeveria.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com