Me namazin e mëngjesit, në të gjitha 35 xhamitë në myftinjtë e Dibrës filloi shënimi i festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.
Ceremonia kryesore në Dibër u mbajt në xhamin e re Saat Kulla, ku imami Ziber Lata e udhëhoqi namazin, ndërsa së bashku me besimtarët ishte edhe kryetari i komunës Ruzhdi Lata, ish myfti i Dibrës.
Kryetari i komunës Lata, si dhe kolegu i tij nga Mavrovë Rostusha, Mukrem Mehmedi dhe Qendra Zhupë, Arian Ibraim, me rastin e festës dërguan urim me dëshirë për shëndet të mirë dashuri, paqe, mirëkuptim, tolerancë dhe mirëqenie.
Besimtarët, burra, pas namazit, i vizitojnë varrezat të më të afërmve të tyre. Ata deri në mesditë shkojnë për vizitë tek të afërmit dhe miqtë e tyre, ndërsa pas drekës familjare, atë e bëjnë gratë.
Kjo festë quhet edhe Bajram i Haxhit, sepse në vendet e shenjta Mekë dhe Medinë realizohet edhe shtylla e pestë e islamit haxhillëku. Nga myftinia e Dibrës, e cila përfshin Dibrën, Qendrën Zhupë dhe rajonin e Rekës këtë vit në haxhillëk janë 36 besimtarë.