Në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të vitit 2019 në Komunën e Dibrës deri në ora 10 kanë dal në votime gjithsejtë 3.02 %, ku kjo përqindje është rritur në 28.63 % deri në ora 15, shkruan Almakos.
Nga gjithsejtë 18.574 votues të drejtën e votës deri në ora 15 e kanë shfrytëzuar 5.312 votues.
Përqindja e daljes në votime në këtë komunë pritet që të rritet dukshëm edhe për faktin se këtu janë duke u zhvilluar edhe zgjedhjet lokale midis kandidatit të BDI-së të përkrahur nga LSDM-ja dhe kandidatit të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.