Prej më shumë se një muaji publiku vendas dhe në radhë të parë ai kinematografik dhe artistik është bombarduar nga fakte dhe informacione të paraqitura nga media, të cilat ngrenë një sërë pikëpyetjesh për mënyrat se si ndaheshin dhe shpenzoheshin paratë e shtetit në të kaluarën për filmat e Milço Mançevskit.
Miliona shuma të akorduara jashtë procedurave dhe detyrime të paplotësuara ndaj Fondit të Filmit janë vetëm një pjesë shkrimeve mediatike.
Por tani, duket se çështja merr një dimension të ri, pasi kryetari i organizatës joqeveritare Transparency International doli dje publikisht me një kërkesë për anulimin e ndarjes së mjeteve nga konkursi i sivjetshëm i Agjencisë së Filmit, për shkak të një “konflikti.”/Lajmi i plotë.