Në Komunën e Cairit deri në ora 13 të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar gjithsejtë 6632 persona, shkruan Almakos.
Numri i votuesve në këtë komunë është 57.760 ku deri në ora 13 kanë votuar 6632 persona ose 11.51 %.
Përqindja e votimeve dukshëm pritet që të ndryshoje në orët në vijim. Përndryshe në disa vendvotime në Shkup dhe rrethinë ka pasur disa incidente të vogla ku persona të caktuar kanë fotografuar votën e tyre.