Në Bruksel sot në qendër të vëmendjes do të jetë çështja e emrit dhe përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e këtij kontesti midis Athinës dhe Shkupit. Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së sot në mbledhjen e rregullt do të ketë në rend dite edhe këtë çështje.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini gjatë kësaj mbledhjeje do t’i njoftoj ministrat e 28 vendeve mbi procesin e bisedimeve derisa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel.
Ndërkohë në Greqi kanë vijuar reagimet mbi propozimin e fundit “Maqedonia e Ilindenit”. Për më 6 qershor në më shumë qytete të Greqisë janë paralajmëruar protesta të reja kundër bisedimeve për emrin. Organizatorët e protestës janë të njëjtit të cilët organizuan muaj më parë protestë në Selanik dhe Athinë. Përmes protestës, ata duan t’i rikujtojnë autoritetet se kundërshtojnë çfarëdolloj zgjidhje që do të përfshinte emrin Maqedoni.

