Në seancën e djeshme të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës u miratua teksti i propozim-marrëveshjes me Maqedoninë për kushtet gjatë udhëtimit të shtetasve të dy vendeve.
Në kumtesën nga seanca qeveritare theksohet se gjatë udhëtimit me letërnjoftime do të lehtësohet udhëtimi për qytetarët nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.