Në zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë të mbajtur me 5 maj të vitit 2019 në Bogovinë deri në ora 10 kanë votuar 360 persona ose 1.31 % nga trupi votues, shkruan Almakos.
Në ora 13 dalja në votime në Komunën e Bogovinës është rritur në 1.708 votues ose 6.21 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Në ora 15 dalja në votime në Komunën e Bogovinës është rritur në 2.884 votues ose 10.49 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Bogovinës është 27.509 votues dhe në orët në vijim kjo përqindje pritet që të ndryshoje.
Gara në këtë raund të zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet midis Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.


