Pas publikimit të lajmit për mundësinë e ndërrimit të ministrave Hazbi Lika dhe Kreshnik Bekteshi, TV Telma më pas ka përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar burime nga BDI kanë thënë se lajmi
nuk është i vërtetë. Por siç mësohet ky lajm në formë të spineve është lansuar nga grupime brenda BDI nga strukturat e Shkupit dhe Tetovës, të cilë duan të përfitojnë poste ministrore dhe
të ripozicionohen në parti.
Sipas lajmit të pakonfirmuar thuhej se zëvendësim të ministrave nga radhët e BDI-së planifikohet të bëhet në postin e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit.
Mësojmë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pasur takim me Argëtim Saliun, për të zëvendësuar Kreshnik Bekteshin në postin e ministrit të Ekonomisë. Si dhe në postin e Hazbi Likës do të emërohet Atilla Rexhepi.
Burimet jozyrtare të TV21 thonë se edhe vetë kryeministri ka kërkuar nga kryetari i BDI-së që për shkak të joefikasitetit në këto dy dikastere, të bëhen ndryshime.
TV21 kontaktoi Bujar Osmanin, por ky i fundit demanton, ndërsa Kreshnik Bekteshi për herë të parë dëgjon për kto ndryshime.

