Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore “Alo doktor” javën e fundit ” (nga data 16 deri më 22 janar) ka pasur 1.543 thirrje, kumtoi Shtëpia shëndetësore Shkup.
Nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja telefonike, deri tani ka pasur 134.982 thirrje.
Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit.
Njëzet e pesë mjekë janë të qasshëm për këshillë mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Thirrjet janë për spektrin e gjërë të simptomatologjisë së ndryshme, më së shpeshti janë simptome respiratore, temperaturë e rritur e trupit, viroza sezonale, ftohje dhe kollitje.
Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjë telefonike “Alo doktor” u është dhënë ndihma mjekësore me këshillë dhe terapi simptominale adekuate.