Gjithsej nëntë aksidente kanë ndodhur në njëzetë e katër orët e kaluara në Shkup, prej tyre në një lëndime të lehta ka marrë një person, ndërsa tetë janë me dëme materiale.
Gjatë ditës së kaluar policia rrugore ka zbuluar dhe ka sanskionuar një numër të madh shkeljesh. Shtatë drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, dy janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara, ndërsa shtatë nuk i kanë respektuar kufizimet, ndalesat dhe obligimet e paraqitura me shenjat e vendosura të komunikacionit. Gjithsej 41 automjete nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special, gjatë ditës së kaluar janë larguar 64 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave dhe në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit motorik dhe të këmbësorëve.
Në qendrën sportive “Jane Sandanski” sonte në orën 20:00 në kuadër të Ligës ABBA do të zhvillohet ndeshje ndërkombëtare në basketboll midis MZT Aerodrom dhe Zadar nga Kroacia. Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv, do të ndërmerren masa përkatëse për sigurimin e komunikacionit dhe rikahëzimin e komunikacionit.