Grupet e punës për ndryshimet ligjore të ligjit për Prokurorinë Publike pritet të takohen sërish të premten, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet që opozita t’i dorëzoj qëndrimet e saja në formë të amendamenteve.
“Pritet që opozita t’i dorëzoj qëndrimet e saja në formë të amendamenteve rreth tekstit të propozim ligjit për Prokurorinë Publike, deri të enjten, kjo nënkupton deri nesër, kjo është arritur në takimin paraprak. Takimi i ardhshëm do të realizohet këtë të premte. Po ekzistojnë dallime thelbësore mes opozitës dhe Qeverisë”, deklaroi Boshnjakovski.

