Me ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, pronarët e objekteve të cilat kanë mbaruar së ndërtuari përfundimisht më 3 mars të vitit 2011 dhe që paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale, kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje nga data 01.012018 deri më datë 30.06.2018, transmeton Flaka.
“Kërkuesit të cilëve deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, u është refuzuar kërkesa për shkak të dokumentacionit të pakompletuar të përcaktuar me nenin 6, 7 dhe 8 të Ligjit për veprim te objekteve të ndërtuara pa leje (Gaz.Zyrtare nr. 23/11, 54/11, 155/12, 53/11, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15,217/15 dhe 31/16) mund të dorëzojnë kërkesë të re në afat prej gjashtë muajsh nga dita e fillimit të zbatimit të ndryshimit të këtij ligji, konkretisht deri më datë 30.06.2018”, njoftuan nga Komuna e Gostivarit.
Kërkuesit të cilët nuk kanë dorëzuar elaborat gjeodezik për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit të ndërtuar pa leje në afatet nga neni 15 paragrafi (2) dhe neni 17 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (Gaz. Zyrtare nr.217/15), konkretisht kërkuesit të cilët kanë bërë kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje në vitet 2015/2016, mund të dorëzojnë elaborat gjeodezik për përcaktim të gjendjes faktike të objektit pa leje, më së voni deri më 30.06.2018.