Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për furnizime publike, me
procedurë të shkurtuar, me të cilin propozohet heqja e Këshillit për furnizime publike, është në rend dite të seancës së sotme të 19-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
“Qëllimi i ndryshimeve është që të largohen procedurat e panevojshme burokratike që çojnë deri në uljen e efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurave për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime
publike dhe e rrezikojnë realizimin e kapitullit të shfrytëzimit racional dhe efikas të mjeteve publike.
Gjithashtu, do të tejkalohet mbulimi i panevojshëm i disa kompetencave të Këshillit për furnizime publike me organe dhe trupa tjerë të cilët kanë kompetenca të njëjta ose të ngjashme në këtë fushë”, qëndron në elaborimin e ligjit.
Këshilli për furnizime publike filloi të punojë në kërkesat për marrjen e pëlqimit nga 1 maji i vitit 2014.
Në periudhën e fundit të formimit, qëndron në elaborim, janë kryer shumë analiza të efekteve nga ekzistimi i tij dhe mund të konstatohet se puna kryesisht ndikon negativisht ndaj efikasitetit dhe ekonomisë së sistemit të furnizimeve publike, më shpesh me prolongimin e përgatitjes dhe rritjes së shpenzimeve në procedurat për furnizim publik (për shkak të pagesës së kompensimeve në procesine marrjes së pëlqimit), si dhe me subjektivitetin në vendimmarrjen.
“Këshilli nuk arriti t’i realizojë qëllimet fillestare për çka ishte themeluar, gjegjësisht vendimet e tij nuk sollën deri në rritje të konsiderueshme të konkurrencës në procedurat për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike sepse nuk ka rritje të konsiderueshme të numrit mesatar të ofertave të parashtruara. Drejtimet, të cilat i jep Këshilli i detyron organet e dakorduara në dokumentacionet e tenderëve që elementet për cilësi t’i ulin në minimum, edhe pse ekziston rrezik nga definimi joadekuat
të cilësisë përmes specifikimeve teknike”, thekson propozuesi i ndryshimeve, Ministria e Financave.
Në rend dite të seancës së 19-të kuvendore janë edhe ndryshimet e propozuara të ligjeve për mbrojtje sociale, për mbrojtje të fëmijëve dhe për dhënien e bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, të gjitha në lexim të dytë.
Parlamenti duhet të deklarohet për propozimet për ndryshimet e vendimeve për zgjedhjen e kryetarit, kryetarëve, zëvendësit e kryetarëve, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të shumë trupave kuvendorë,mes tjerash, të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të Këshillit nacional për eurointegrime, Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive…
Pjesë e rendit të ditës janë edhe shumë kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të anëtarëve nga ligjet për marrëdhëniet e punës, për festat, për tokën ndërtimore, për ndërtim, si dhe të Kodit Penal.
Data 19.09.2025
Aktuale
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it