Ndryshe nga Albin Kurti, nënkryetari i PDK thirrje Ramës: Hap disa qendra vaksinimi për gjithë qytetarët e Kosovës, na ndihmo të lutem!

Ndryshe nga Albin Kurti, nënkryetari i PDK thirrje Ramës: Hap disa qendra vaksinimi për gjithë qytetarët e Kosovës, na ndihmo të lutem!

Nënkryetari i PDK, Xhavit Haliti i është drejtuar me një thirrje publike kryeministrit ë Shqipërisë Edi Rama që të hapë disa qendra vaksinimi për gjithë qytetarët e Kosovës.



Ndryshe nga kryeministri Albin Kurti, Haliti thotë se institucionet në Kosovë po neglizhojnë për të siguruar vaksinën ndërkohë vendi po vuan rëndë nga pandemia.

Ai i kërkon Ramës të veprojë sa më shpejt si në rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës që po vaksinohen në Kukës.

Haliti vetë thotë se kërkon të marrë cilëndo vaksinë që po e marrin edhe shqiptarët e Shqipërisë.

STATUSI NGA XHAVIT HALITI

Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.