Pothuajse nuk ka qytet në Maqedoni, që nuk përballet me ndotjen e lartë të ajrit. Megjithatë listën e ndotjes e kryesojnë Shkupi, Tetova dhe Manastiri. Organizatat joqeveritare dhe qytetarët vazhdimisht kërkojnë ndërmarrjen e masave. Ndërkohë ndotja e ajrit ka përplasur edhe partitë politike. VMRO-ja dhe LSDM-ja kanë fajësuar njëra tjetrën për mos-marrjen e masave. VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzoi sot Qeverinë për neglizhencë, ndërsa nuk kurseu kritikat as për kreun e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Nga kjo parti theksuan se në vend që të shpenzohen më shumë para për uljen e ndotjes Qyteti i Shkupit investon për zbukurime në prag të festave. U kundërpërgjigjën nga Qyteti i Shkupit. Në reagim theksohet se VMRO-DPMNE-ja në vend se të akuzojë duhet t’i kërkojë falje qytetarëve për atë çfarë kanë bërë në të kaluarën dhe që kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejt që sot Shkupi të jetë qyteti më i ndotur.
https://www.youtube.com/watch?v=NIbYPn1QjAk
“Me 300,000 euro, mund të sigurohen më shumë se 90,000 maska për parandalimin e ndotjes, të cilat mund t’u shpërndahen të gjitha foshnjave, fëmijëve dhe nxënësve në shkollave fillore dhe të mesme. Me 300 mijë euro, më shumë se 6000 qytetarë mund të subvencionohen për të blerë një biçikletë. Ose për të subvencionuar blerjen e më shumë se 1.800 trotinete elektrik”. – theksoi Stevan Andonovski-VMRO DPMNE
Me 300 mijë euro, mund të rritet frekuentimi i transportit publik

