Shumë qytete në Maqedoni, përfshi këtu edhe Shkupin çdo ditë po ngulfaten nga ajri i ndotur. Gjashtë stacionet e reja matëse nga rrjeti vullnetar “Skopje Puls” kanë regjistruar përsëri nivel tejet të lartë të ndotjes, derisa disa nga stacionet e Ministrisë së Ekologjisë vazhdojnë të mbeten jashtë funksionit që nga mesi i muajit gusht. Si pasojë e ndotjes alarmante, qytetarët thonë se druajnë t’i hapin dritaret e shtëpive për t’i ajrosur ambientet e brendshme.
https://www.youtube.com/watch?v=PqIMp8VelNg

