E eleminurata e parë e kësaj nate është Danja Koka.
Me ardhjen e saj në studio ndodhen disa probleme me ulësen e saj, të cilën është detyruar dhe Arberi të rregulloj, shkruan “Kosovarja”.
Ndryshe sonte do të eleminohet edhe tre nga banoret e tjerë.
Modelja e njohur Danja Koka është eliminuar në gjysmëfinalen e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”, duke u bërë kështu banorja e parë që humb mundësinë për të shkuar në finalen e madhe.
Danja, e cila ishte një prej figurave më të komentuar të këtij edicioni për stilin e saj unik dhe qëndrimin e fortë, nuk arriti të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga publiku për të kaluar në mesin e finalistëve.
Në këtë fazë të garës, vetëm dy nga gjashtë banorët që ishin në televotim do të kalojnë në finale për t’iu bashkuar tashmë finalistëve të shpallur më herët: Rozana Radi dhe Laert Vasili.
Pas largimit të Danjës, në garë për dy vendet e fundit finale mbeten: Jozi, Loredana, Gjesti, Egli, dhe Gerta.