06 July
Digjet përsëri deponia në Strugë. Në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip nga Njësitit Territorial kundër Zjarrit nga Struga, ku për momentin po intervenojnë me një automjet për shuarjen e vatrës së zjarrit. Po ashtu është dërguar edhe një ekip nga Ndërmarrja Komunale Publike nga Struga që po ndihmojnë edhe ata për marrjen nën kontroll të zjarrit të ndezur mëngjesin e sotëm. Çështja e deponisë në Strugë vazhdon t’i shqetësojë struganët, pasi për të satën herë i vihet zjarri deponisë nga persona ende të panjohur.

