SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër B.H.(36) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 29.07.2018 në Ohër, zyrtarët policor kanë kontrolluar veturën e drejtuar nga i padituri, ku si bashkëshofer ka qenë personi P.Sh. nga Shtipi. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar kokain. Pas masave të ndërmarra është vërtetuar se në mbrëmjen paraprake i padituri i ka mundësuar P.Sh. që të konsumoje kokain.