Ekspertë zviceranë për ballafaqim me me rreziqet nga përmbytjet do t’i ndihmojnë Maqedonisë që të ndërtojë strategji dhe të gjejë masa më adekuate për ballafaqim me përmbytjet dhe rreziqet nga katastrofa.
Në punëtorinë që u mbajt në kuadër të projektit “Përmirësim i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”, i cili realizohet nga ana e Programit për zhvillim i KB-së (UNDP) dhe është financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ekspertët i prezantuan ndodhitë më të reja ndërkombëtare dhe qasjet bashkëkohore për ulje të rrezikut nga katastrofa.
Qëllimi i projektit është që të bëhet ndryshim thelbësor në mënyrën e ballafaqimit me rrezikun nga përmbytjet në rajonin e Pollogut, i cili konsiderohet si më i rrezikuar lidhur me këtë çështje. Vetëm në vitin 2015 dhe 2016 në rajon kanë ndodhur disa përmbytje prej të cilëve një me pasoja katastrofale e cila mori jetën e disa personave dhe bëri dëm të madh material.
Sipas ekspertit zviceran për menaxhim me kriza dhe ulje të rreziqeve nga katastrofa, profesori universitar Markus Cimerman, gjatë realizimit të projektit që do të zgjasë katër vite, duhet të përmirësohet gatishmëria dhe të përforcohen kapacitetet e institucioneve për mbrojtje nga përmbytjet. Është paraparë ndërtim i infrastrukturës së rëndësishme strategjike, vendosje të sistemeve për paralajmërim në kohë dhe alarmim, si dhe zhvillim të qëndrueshëm urbanistik dhe ekonomik në komunat nga ky rajon.
Në punëtorinë u prezantuan edhe rezultatet nga hulumtimi dhe vlerësimi i Planit për menaxhim me rrezikun nga përmbytjet në rajon. Këto të dhëna do t’u mundësojnë ekspertëve dhe partnerëve projektues që të propozojnë masa konkrete për ulje të rrezikut nga përmbytje.