Isha e nderuar dhe e privilegjuar që Kryetari Afrim Gashi, sëbashku me Kryesinë Qëndrore të Alternativës ma besuan postin e Nënkryetares së partisë Alternativa.
Kjo detyrë për mua është nder i madh dhe frymëzim që të jem edhe më shumë e përkushtuar ndaj qytetarëve dhe të jem zëri i tyre çdo ditë e më shumë.
Gruaja në Alternativë është e vlerësuar dhe unë si përfaqësuese e grave besoj thellë se Alternativa do të jetë partia me përqindjen më të lartë të grave në vendin tonë. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për emancipimin politik të qytetarëve tanë, por një lajm i mirë edhe per demokracinë ne vendin tonë, si dhe një sfidë për partitë e tjera politike.
(Safije Sadiku Shahini)