Studentja kosovare, Donika Nikollbibaj ka humbur jetën në Itali. E reja nga Gjakova kishte marrë rrugën për Kosovë, por që rrugëtimi për në aeroport doli të jetë tragjik për të. Donika u aksidentua rrugës për në aeroport duke humbur jetën në aksident trafiku.Lajmi është bërë i ditur nga daja i të ndjerës, Kolë Krasniqi.
Ai ka treguar gjithë ngjarjen tragjike.
Shkrimi i plotë i tij;
Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!
Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës!
Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!