Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka bërë të ditur se është njoftuar nga Policia Rajonale e Tetovës për një rast tragjik që ka ndodhur sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti. Sipas njoftimit, është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës.
Ambasada ka theksuar se ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet përkatëse policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e vdekjes së shtetases kosovare, ndërsa hetimet po vazhdojnë.


