Një punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e spitalit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, shtetasi i identifikuar me inicialet H.D., 56 vjeç, përgjatë orarit të punës, dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë disa metra larg vendit ku po kryente shërbimin.
Ai është transferuar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Sakaq, grupi hetimor po vijon punimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




