Ndërron jetë imami i Xhamisë në Banjicë të Poshtme hfz. Seferi
“Të All-llahut jemi dhe njëmend vetëm Tek Ai është kthimi jonë!”
Dje, më datë 14 prill 2026, ndërroi jetë imami, vaizi, mualimi dhe hatibi i Xhamisë së Banjicës së Poshtme, ku mbi 40 vjet ishte në shërbim të xhematit të vet dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm në xhami dhe më gjerë.
Muftinia e BFI-Gostivar, në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli, në emër të nëpunësve fetarë dhe këshillave të xhamive së bashku me besimtarët në përgjithësi, lusim të Madhin Zot që hoxhën tonë të nderuar, ta shpërblejë me mirësi dhe ta gradojë me Xhennet.
Varrimi do të bëhet sot me namazin e iqindisë në varrezat e fshatit Banjicë e Poshtme.


