Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se një person ka ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në lagjen Duqanxhik, në afërsi të Bit Pazarit.
Viktima është identifikuar si A.S., 31 vjeç, i cili nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Lajmi është konfirmuar nga MPB përmes një komunikate zyrtare.
“Në lidhje me të shtënat në Bit Pazar, ju njoftojmë se i lënduari A.S. (31) iu është nënshtruar plagëve,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.