Ka ndërruar jetë njëri nga tre personat të cilët u helmuan me ushqimin e përgatitur në shtëpi, i cili përmbante pesticidin Lanate. Peta e kobshme me pesticid, mori jetën e njërit prej tyre, ndërsa dy personat e tjerë janë në gjendje të rëndë, njëri prej tyre është ende në koma.
Për momentin nuk dihet se sika përfunduar helmi në ushqim.
“Fqinji i ka dërguar djalin dhe nusen, ndërsa ekipi ynë e ka marrë gjyshen. Sipas informacioneve, jetë ka ndërruar nusja, e cila është e moshës 47 vjeçare”, thotë doktor Gjorgi Karamanovski për Telma, i cili e ka marrë thirrjen në ambulancë më 15 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata janë helmuar pasi kanë ngrënë në shtëpi peta me presh, të cilën e kanë përgatitur vetë. Rasti i helmimit është raportuar në polici dy ditë më parë, më 17 tetor. “Në Klinikën e Toksikologjisë kanë raportuar se më 15 tetor janë sjellë tre persona, të gjithë nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i cili është përgatitur në shtëpi”, thonë nga MPB.


