Ushtari profesionist O.H. (35) ka ndërruar jetë mbrëmë në Shtëpinë e
Shëndetit në Negotinë, pasi që paraprakisht me kolegët e tij ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në poligonin e armatës Krivollak, i cili ka shpërthyer pas kryerjes së një gjuajtjeje të planifikuar nga ana e
njësitit të ARM-së.
“Pas kryerjes së intervenimit, ushtari profesionist fillimisht ka paraqitur se nuk ndjehet mirë, pas së cilës i është përkeqësuar gjendja. Menjëherë me automjet spitalor të armatës dhe nën shoqërinë e mjekut ushtarak është dërguar drejt institucionit më të afërt shëndetësor, në Negotinë, ku pas arritjes nga ana e personelit është nisur drejt reanimacionit, por pas një kohe të shkurtër është konstatuar vdekja”, kumtoi Shtatmadhoria e ARM-së.
Rasti dhe shkaqet për këtë fatkeqësi gjatë orëve të mbrëmjes janë hetuar nga ana e gjykatësit hetues, i cili ka kryer ekspertizë.
Data 01.03.2025
Aktuale
- Zbulohet, kjo është partnerja e re e Atilla Kardesh?
- Ambasadori gjerman në Kosovë zbulon shijet e tij të preferuara: Qebapa, flija dhe më shumë
- Meta kërkon falje për përmbajtjen e dhunshme në Instagram pas një dështimi të algoritmit
- MIRË SE ERDHE RAMAZAN “LLAMBA ALAUDINIT” (VIDEO)
- Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin
- Kosova synon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës: Çfarë do të thotë kjo për të drejtat dhe zhvillimin e saj?
- Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit
- Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram