Propozim Ligji i Qeverisë për Evidencën Amë që parasheh ndryshimin e gjinisë vetëm me letërnjoftim, u zhduk nga rendi i ditës në seancën e Komisionit për Sistem Politik. Gazetarët nuk kishin mundësi që të dëgjojnë arsyet për tërheqjen e ligjit. Deputetët e mazhorancës nuk ishin të gatshëm të flasin se çfarë planifikojnë të bëjnë me këtë propozim ligj, për të cilin opozita zëshëm e konteston. Pas tentimeve për të biseduar me përfaqësuesit e LSDM-së, zëvendës koordinatori Dime Vellkovski tha se propozim ligji nuk është tërhequr, por nuk është vendosur në rend dite në seancën e sotme për sistem politik. Nga VMRO-DPMNE e kundërshtojnë Propozim ligjin për Evidencën amë, pasi thonë se me të, çdo kush mund të ndryshojë gjininë në dokumentet personale, pa dhënë dëshmi përkatëse.
Me këtë zgjidhje ligjore të cilën e parashikon pushteti parashikohet se një person i caktuar mund ta ndryshojë gjininë vetëm nëse dorëzon kërkesë në drejtori dhe kopje nga letra e njoftimit. Ne besojmë se kjo është skandaloze dhe kështu nuk mund të kalojë.
Kategorikisht kundër edhe nga opozita shqiptare, të cilët thonë se me propozim ligjin për Evidencën Amë, humb pesha koncepti për familjen.
Uroj që të tërhiqet e të mos kthehet asnjëherë. Ne si subjekt politik konsiderojmë që sistemi i funksionimit tonë kombëtar por edhe familjar duhet të jetë para së gjithash. Dhe thyerja, prishja e vlerave familjare ku duhet se familje janë prindërit nëna dhe baba dhe në asnjë rast dikush mes gjinive të tyre.
Dy nga nenet kontestuese të propozim ligjit, janë neni 19-b dhe 19-c për të cilin për të ndryshuar gjininë, personi nuk do të ketë nevojë të dorëzojë dëshmi për ndërhyrje kirurgjikale dhe për terapi përkatëse, por vetëm një kopje të letër njoftimit nga ai personalisht ose nga ndonjë person tjetër i autorizuar.
Mefail Ismaili