Bashkësia ndërkombëtare për herë të fundit ia ka tërhequr vërejtjen udhëheqësisë së BDI-së që të ndërprejë “lojërat e fshehta” me kreun e VMRO-DPMNE-së, e që për qëllim kanë të pengojnë formimin e qeverisë së re. Bëhet fjalë për paralajmërimin më serioz deri tani, sepse përveç nga diplomatët perëndimorë në Shkup, udhëheqësve të BDI-së, ua kanë “tërhequr veshin” edhe disa diplomatë të rangut të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni. “Edhe pse udhëheqësia e BDI-së deklarohet për tejkalim sa më të shpejtë të krizës, falë sjelljes joserioze dhe vasale të këtij subjekti ndaj VMRO-DMNE-së, nuk po mund të formohet qeveria e re”, kanë thënë burime diplomatike për Almakos, duke dëshiruar të mbeten anonime. Pas këtyre paralajmërimeve nga ndërkombëtarët, pritet që BDI këtë javë të tërhiqet nga lojërat e fshehta dhe me këtë të debllokohet formimi i qeverisë. Në rast se nuk ndodhë kjo, me lojërat për të penguar konstituimin e Kuvendit gjatë kësaj jave dhe formimin e qeverisë, nuk përjashtohet mundësia që diplomatët të fillojnë të denoncojnë me emër dhe mbiemër funksionarët e BDI-së që të kyçura në skenarin për pengimin e formimit të qeverisë së re. Fillimisht Bujar Omani, e më pas edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kanë paralajmëruar se kriza aktuale mund të zgjasë katër vitet e ardhshme. Këto deklarata, nga diplomatët perëndimorë janë vlerësuar si tentim për të zgjatur sa më tepër që është e mundshme jetën e Gruevskit në politikë, respektivisht për të penguar formimin e një qeverie të re reformiste. Ndryshe si qendra ku zhvillohen takimet e fshehta mes funksionarëve të VMRO-së dhe BDI-së, sipas burimeve diplomatike, janë një hotel në qendër të Shkupit dhe një tjetër në Mavrovë./Almakos
Data 08.04.2026
Aktuale
- Sarkozy apelon dënimin, gjithë vëmendjen e merr shfaqja e Carla Brunit
- Luksemburgu dhe Irlanda, në krye të BE – Kanë PBB për frymë më të lartë. Në fund, Bullgaria dhe Greqia
- Fazliu: Shteti që s’ua njeh gjuhën bashkëqytetarëve mbi 40%, është i paqëndrueshëm në themel
- VLEN: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet ligj
- VLEN: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet ligj
- “Korrupsioni e ka vrarë ekonominë”- BIRN: Rasti AKSHI dhe çështja “Balluku” tregojnë se ky fenomen është sistemik
- Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me periudha me diell
- Këmbimi valutor 8 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

