Në Kinotekën e Maqedonisë prej orës 20 do të mbahet mbrëmja
finale e Festivalit për filma të incizuar me celularë “Mobil festival”, të cilin e organizon shtëpia e produksionit dhe distribuimit “KT Film dhe Media” nga Manastiri.
Do të shfaqen filmat fitues që kanë arritur në thirrjen për pjesëmarrje në festivalin për incizim të filmit të shkurtë me celular.
Në thirrjen, e cila është hapur në korrik, kanë arritur rreth 20-të filma nga Maqedonia dhe rreth 500 filma nga autorë nga bota.
Do të shfaqen edhe video nga punëtoritë e mbajtura në kuadër të “Mobil festivalit” të cilat do të shfaqen në bashkëpunim me gjimnazin “Nikolla Karev” dhe S.O.S. Fshati i fëmijëve.
“Mobil festival”, i cili këtë vit mbahet nën moton “Të gjithë janë mobilë”, është i përkrahur nga Agjencia për film të Republikës së Maqedonisë dhe Qytetit të Shkupit.
Data 19.09.2025
Aktuale
- EMRI+FOTO/ Shqiptari i arratisur nga burgu plagos me thikë dhe grabit 25-vjeçaren ukrainase në Greqi
- Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada/ Identifikohet vrasësi i 43-vjeçarit, policia i bën thirrje të dorëzohet! Dyshime për njohjen me shqiptarin
- Fillkov në Maltë e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale
- Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që morri 23 jetë
- Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese, shkrumbohen katër makina
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit