Arben Taravari i cili ditë më parë mohoi të gjitha mundësitë se do ta jap dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë duke garantuar se atmosfera brenda VLEN është më e mirë se kurrë, ka dhënë sinjalet e para se pas 6 prillit mund t’i jep drejtim tjetër përcaktimit tij politik, përkatësisht mund të rikthen orientimin e vjetër, shkruan Alsat.
Kështu të paktën mësohet jo zyrtarisht nga mbledhja që mbrëmë patën liderët e VLEN ku Taravari ka kërkuar mirëkuptimin e liderëve të tjerë deri më 6 prill kur do ta mban Kuvendin e partisë, në të cilën do të vendos se si tutje?!
Në rrethana jo zyrtare, mësohet se Taravari kërkon të paktën 40 për qind të kandidatëve për komuna. Këtë bindje e bazon në doktrinën e Luigjit të XIV “shteti jam unë” apo “VLEN-i jam unë”.
Taravari ka kushtëzuar këtë kërkesë me arsyetimin se paraprakisht ka kërkuar që VLEN të garojë në lokale i ndarë, madje duke akuzuar liderët aktual se janë bashkërisht në betejë, ndërsa ku ka mbetur i ndarë.
Kryetari që aktualisht nuk ka parti dhe vula, mbrëmë në rrjetet sociale postoi një shkrim në të cilin kërkon uniteti për sic thot ati të mirën e popullit.
“Fokusi nuk duhet të jetë më “fiton partia ime ose partia jote” por Fiton Populli Ynë!” ka shkruar Taravari. I pyetur sot për këtë qëndrim, Taravari ndryshoi konotacionin, respektivisht popullin e ndryshoi me shtetin.
“Është një periudhë e vështirë të cilën e kalon shteti. 4 tragjedi të njëpasnjëshme që ndodhen në Maqedoni në këto 5 vitet e fundit. Llaskarca, Besa Trans, Spitali Modular tash edhe Koçani. Mendoj se organet hetuese duhet të depolitiozhen. Në këto raste mo nuk shihen partitë, aspak nuk janë të rëndësishmë. E rëndësishme është që qytetari të jetë i sigurt aty ku lëvizë dhe aty ku jeton”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.
Në koluaret e grupeve të Taravarit mbrohet ideja se kërkesa për ndarjen e Taravarit nga VLEN vjen nga Tirana, për dallin nga kërksa për bashkim që erdhi nga Prishtina. / Alsat.mk