Ndalohet për 48 orë zyrtari i Ministrisë së Drejtesisë që kërcënoi komunitetin LGBT

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, ka lëshuar një deklaratë skandaloze të enjten, në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se homoseksualëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit LGBTI duhet t’u hiqet koka më shpatë.

Për këtë, Policia ka njoftuar se i ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë Xheladin Krasniqit, i punësuar në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë që kishte kërcënuar komunitetin LGTB.

Lexo po ashtu:

“Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

PK vazhdon me hetimet policore, thuhet në përgjigjen e Policisë.

TAGS