08 May
Një shtetasi grek është ndaluar nga punonjësit e sigurisë në Aeroportin e Rinasit, Tiranë, pasi iu gjet një pajisje e dyshimtë, me të cilën mendohej se kryheshin përgjime. Policia ka nisur hetimët për një shtetas grek Iraklis Joannis Dragounis, 52-vjeç me arsim të lartë dhe me profesion inxhiner ndërtimi.
Policia sqaron se: Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Iraklis Joannis Dragounis, i datëlindjes 21.04.1965, banues në Greqi, me arsim të lartë, me detyrë inxhinier ndërtimi, sepse në P K K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim.