MPB njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Shkupit, i cili u gjet duke vënë zjarr pranë autostradës Shkup – Tetovë.
“Sot (30.07.2025) rreth orës 08.00, në SPB Shkup ka marrë një njoftim se në autostradën Shkup – Tetovë, pas pikës pagesore Glumovë, një person po vinte zjarr.
Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur R.Z. (59) nga fshati Arnaqi, komuna Saraj, duke vënë zjarr në një deponi plehrash dhe bar të thatë pranë një stalle bagëtish”, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa personi është ndaluar dhe është dërguar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.