Prej sot deri në muajin mars të këtij viti, Qyteti i Shkupit ndalon dorëzimin e mallrave në zonën e qytetit në periudhën kohor prej orës 7:30 deri në ora 18:00.
Kjo është një nga 15 masat urgjente për zvogëlimin e ndotjes së ajrit nga ana e Qytetit të Shkupit.
Vendimi i referohet ndalimit të dërgesës së mallrave në periudhën e caktuar kohore dhe nuk ka të bëj me lëvizjen e automjeteve që bëjnë dorëzim të mallit. Përveç kësaj, ky ndalim nuk vlen për kompanitë që kanë vendin e tyre të dorëzimit të mallrave, por vetëm për ata që për shërbimin e tyre përdorin rrugën ose trotuarin.
Është vlerësuar se 4,000 automjete çdo ditë shpërndajnë mallra në zonën e qendrës.
Është një masë që pritet të kontribuojë në zvogëlimin e mbingarkesës së trafikut dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë sasinë e gazrave të dëmshëm të lëshuar gjatë asaj kohe.