Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton publikun se ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokat pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025 dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura.
Ministria kujton publikun e gjerë se edhe në periudhën që vjen rreziku nga zjarret në natyrë nuk është zvogëluar. Qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, sepse për shkak të temperaturave të larta, rreziku nga zjarret në hapësira të hapura mbetet i madh.
Është thelbësore që publiku të kuptojë rreziqet dhe pasojat e zjarreve në natyrë dhe me sjelljen e vet të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, mjedisit jetësor, pronave dhe komuniteteve në tërësi.
Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe tokat pyjore, personat fizikë që do të kapen duke u lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, sipas nenit 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten nga 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë denari.