Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përkujton se në fuqi mbesin ndalesat për import të shpendëve të gjalla dhe prodhimet e përfituara nga shpezët nga rajonet e Bullgarisë fqinje ku nga fundi i muajit të kaluar ishte konfirmuar virusi i gripit të shpendëve, si dhe ndalesat për import nga disa vende evropiane.
“Me qëllim të ndalimit të paraqitjes eventuale dhe përhapjes së virusit të sëmundjes gripi i shpendëve në vend, apelojmë deri te kultivuesit e shpendëve (kultivuesit komercial dhe amvisëritë) në nivel të lartë të mbajnë masa të sigurisë në ferma. E pashmangshme është paraqitja e hershme dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes, por para se gjithash, zbatimi i masave parandaluese si pjesë e strategjisë për ballafaqim me influencën aviare”, citoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në kumtesën e sotme.
Prej atje apelojnë të kufizohet lëvizja e shpendëve vendore jashtë fermave, të ndërpritet kontakti me zogjtë e egër dhe të mos ushqehen shpendët në oborre. Duhet të bëhet edhe dezinfektim parandalues i mjeteve transportuese të shpendëve dhe vezëve për shumim, të bëhet kujdes me tufën të mos futen shpezë me status të panjohur shëndetësor, ndërsa deri te shoqata veterinare të paraqitet përderisa vjen deri te ndryshimi i gjendjes shëndetësore të shpendëve ose deri te rritja e shkallës së ngordhjes.
Nga AUV apelojnë që edhe gjuetarët pas kthimit nga gjahu patjetër t’i lajnë duart sepse zogjtë e egër janë bartësit kryesor të sëmundjes, si dhe ta paraqesin çdo ngordhje të zogjve të egër.
Është e ndaluar edhe ushqimi i shpendëve dhe kafshëve të tjera shtëpiake me mbetje nga zogjtë e egër.