Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka shkruar se pas një lëngimi të gjatë iu bind ligjit të jetës.
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.
Anagnosti konsiderohet si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të ekranit shqiptar.
Ai ishte regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe dhjetëra të tjerë.