Sot para pak castesh ka pushuar së rahuri zemra e Abdullah Jusufit në moshën 95 vjeçare, raporton Tetova1.
Abdullah Jusufi ka lindur më 3 Prill të vitit 1922 në Tetovë në një familje fetare dhe kombëtare. Që i ri u përfshi në aktivitete të ndryshme patriotike ku ju bashkua edhe shoqatës ilegale “Besa” në Tetovë.
Në vitin 1941 kur erdhën gjermanët Jusufi në një tubim kaloi turmën e mbledhur para ndërtesës së komunës dhe u ngjit në ballkon ku ngriti flamurin shqiptar, për tju bërë me dije gjermanve se ky vend i takon Shqipërisë.
Poashtu Abdullah Jusufi ka qenë një nga organizatorët e rezistencës së armarosur kundër bullgarëve dhe komunistëve.
Falja e namazit të xhenazes do të bëhet nesër te xhamia Eski në Tetovë prej ku do përcjellet në banesëm e fundit.